Është shtëpia më kompakte, e përshtatshme për qifte të reja por edhe për ato në moshë të shtyer. Me tri banjo, tri dhoma gjumi, kuzhinë dhe dhomë të ditës, plotëson nevojat e qiftit, por me dhoma shtesë edhe për fëmijë, mysafir apo nipa e mbesa.

Është shtëpi komode për një familje me fëmijë. Tri dhoma komode gjumi, dhoma e çiftit me banjo “en-suite”, dhomë dite, kuzhinë me trepezari dhe një dhomë pune ose loje për fëmijë.

Është shtëpi ideale për një familje me fëmijë, duke pas në dispozicion edhe oborrin mjaft të përshtatshëm për të kaluar ditët e ngrohta të vitit. Në këtë shtëpi janë 3 dhoma gjumi, 3 banjo dhe dhoma e ditës me mjaft ndriqim natyror.

Përfshirë rreth 500m2 oborr ofron komoditet mbrenda dhe jashtë saj. Shtëpi me hapësira mjaft të mëdha, dhoma gjumi me hapësira shumë të përshtatshme për çdo anëtar të familjes. Në këtë model të shtëpisë rehatia është e pashmangshme duke marr tërë komoditetin që ofron duke përfshi edhe garazhë dhe depon.

Hyn në kategorinë e vilave luksoze me një enterier luksoz dhe galeri e cila jep një madhështi komplet shtëpisë. Oborri i madh, garazha, utiliti dhe shumë detaje tjera që janë pjesë e këtij modeli kompletojnë shtëpinë në çdo aspekt. Në këtë shtëpi lumturia e një familje është e pashmangshme.

Shtëpi jo vetëm luksoze por edhe e veçantë, brendia e së cilës përmbush nevojat e një familje me shije të stërholluar. Shtëpia me katër dhoma, sallon, trepezari e shumë detaje të tjera, e rrethuar me 800m2 gjelbrim përfshi pishinën private, me një fjalë shtëpi e veçantë për njerëz të veçantë.

I ashtuquajtur margaritari i Marigona Residence. Vila luksoze me oborr dhe hapësirë deri në 1200m2. Dy dhoma të ditës, trepezaria në nivelin tjetër, galleria grandioze, dhoma e saunës apo fitnesit, 2 garazhe, janë luks i mjaftueshëm për ata që kërkojnë më të mirën. Vilë luksoze jo vetëm për jetë të mirë, por edhe mburrje e krenari për tërë familjen.