KONCEPTI I LAGJES

Të jetosh bashkë me natyrën

Marigona Residence është vendbanim me arkitekturë estetike dhe funksionale, lagjja më moderne në Kosovë.

Hapësirat e gjelbra të cilat mbulojnë më shumë se 40% të sipërfaqës, të mbushura me lodra të ndryshme, fitness të jashtëm, fusha rekreative sportive, gjelbrim dhe lule të japin ndjesinë e të jetuarit bashkë me natyrën.

Bulevardet e gjëra, parkingjet, sistemi i ujit dhe kanalizimit, kamerat e sigurisë, shkolla, qendra tregtare Çarshia, Hoteli me renome botërore Four Points by Sheraton, sistemi i rrymës dhe internetit, sistemi i ndriqimit e shumë detaje të tjera plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat për çdo familje.

Marigona Residence e cila ka mbi 450 shtëpi të modeleve të ndryshme, përveq që është vendbanimi më modern në rajon gjithashtu ofron edhe shërbimet më të mira për jetesë në Kosovë.
Jetesa në një ambient të tillë cilësor rrit dinjitetin, kënaqësinë e të jetuarit dhe të krijon ndjesinë se ti je i/e veçantë dhe i/e rëndësishëm.

Çarshia

Çarshia e lagjes Marigona Residence, ofron gjithçka që ju nevojitet nëse dëshironi të kaloni një pasdite jashtë shtëpisë apo keni nevojë për të bërë blerje të ndryshme.

Aty gjeni disa kafiteri, restaurante dhe bare që ju ofrojnë pije dhe ushqime të llojllojshme duke ju përshtatur shijeve të ndryshme.

Gjithashtu pjesë e Çarshisë janë edhe dyqanet e ndryshme për blerje si veshje, orendi për shtëpi, librari, barnatore, market e sallone të bukurisë.

Sheshi i Çarshisë

Qendra e Marigona Residence karakterizohet me një shesh të rimodeluar i cili ngjason me Piacat e qytetëzave italiane.

Ky shesh karakterizohet me mbi 100 lloje të ndryshme të bimëve, një lumë artificial i cili kalon përgjatë sheshit dhe një llojllojshmëri të lodrave të nga një prej prodhuesve më të mirë në botë.

 

Infrastruktura

Lagjja Marigona Residence ka një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe efiçente. Lagjja karakterizohet me bulevarde të gjera deri në 17metra, që të japin ndjesinë e një lagje amerikane me korsi të gjera për vozitje, shirita për bicikleta, hapësira për parkingje dhe trotuare. Rrugët kanë gjerësi mbi 4m dhe janë të ndërtuara me standarde dhe cilësi të lartë. Kësaj infrastrukture i kontriboun mirëmbajtja e vazhdueshme që i bëhet lagjes.

Parqet tematike

Në Marigona Residence janë gjithsej 12 parqe tematike të cilat përfshijnë skulptura unike, lodra për fëmijë, pajisje për fitnes të jashtëm, lule dhe drunjë të përzgjedhur me kujdes. Rrjedhimisht 40% e hapësirës së lagjës është e mbuluar me lule dhe gjelbërim duke ju ofruar të gjithëve një jetë të shëndoshë dhe të mbushur me qetësi e kënaqësi. Llojshmëria e drunjëve dhe bimëve në parqe është përzgjedhur në bashkëpunim me studio italiane të cilat specializojnë në pejsazh. Parqet mbillen me bime të reja në çdo sezonë.

Fushat e Sportit

Ne mënyrë që lagjes të mos i mungojnë vendet për aktivitete sportive, në Marigona Residence janë ndërtuar fushat e futbollit dhe tenisit në ambientet e jashtme të lagjes, salla e basketbollit në ambientet e brendshme dhe gjithashtu fitneset e jashtme që gjenden në parqet e lagjes. Po ashtu pjesë e lagjes janë rreth 4km shirite për bicikleta.

Four Points by Sheraton

Four Points by Sheraton është njëri ndër brendet e Marriott International i cili ka filluar të operojë në Kosovë nga viti 2020 pikërisht në lagjen Marigona Residence. Gjatë qëndrimit tuaj hoteli ju ofron shërbim të shkëlqyeshëm, ushqim të mrekullueshëm dhe një përvojë përvojë të përgjithshme unike.

Una Spa & Fitness Center

Pjesë e lagjes Marigona Residence është edhe rrjeti i hoteleve Four Points by Sheraton, në kuadër të të cilit është edhe Una Spa & Fitness Center e cila ofon një mundësi të shkëlqyeshme për fitness, rekreacion dhe relaks. Në Una Spa & Fitness Center do të gjeni një pishinë të brendshme dhe një spa fantastike si dhe një qendër fitnesi me pajisjet e fundit të brendit Technogym.

Parkingu i jashtëm & nëntokësor

Përgjatë “Marigona Residence”, hapësirat e parkingut janë të shpërndara në mënyrë proporcionale dhe gjithashtu përveç parkingjeve para shtëpive, lagjja ka edhe parkingun nëntokësor duke bërë kështu që të ketë vendparkingje të mjaftueshme për të gjithë banorët dhe vizitorët e lagjes. Ky menaxhim i trafikut brenda lagjes i shmangë krejtësisht problemet e parkimit. Si parking të jashtëm janë gjithsej 200 vend-parkingje dhe 100 vend- parkingje të brendshme.

Objektet e edukimit

Në lagjen Marigona Residence i është kushtuar rëndësi e veçantë objekteve të edukimit, ku brenda lagjes është objekti i shkollës fillore dhe të mesme të ulët, i cili ofron standardet më të larta edukativo-arsimore.

Mirëmbajtja

Banorët e lagjes Marigona Residence jetojnë në një mjedis unik, të mirëmbajtur gjatë katër stinëve të viti. Shërbimi i mirëmbajtjes 24/7 e ruan maksimalisht çdo hapësirë të lagjes duke u kujdesur që lagjja të jetë e pasur dhe e regullt.

Sigurimi

Banorët e lagjes Marigona Residence jetojnë në një mjedis të sigurtë të mundësuar nga sigurimi fizik 24/7. Po ashtu, lagjja është e mbuluar edhe me kamera të sigurisë në të gjitha rrugët e lagjes.